Zbardhet takimi i ambasadores amerikane me Ramën

0
662

Zbardhet takimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim me kryeministrin Edi Rama të zhvilluar sot pas situatës së fundit të krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar e protestave të nisura për këtë shkak.

Pritet që pas Ramës, Kim të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Ambasada e SHBA-ve thekson në një status në Facebook se, ambasadorja Kim gjatë bisedës me Ramën ka theksuar rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

STATUSI I PLOTË
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.