Zgjatja e afatit të Vettingut/ Gerti Shella debaton me Plarent Ndrecën: S’preket kushtetuta për 5 njerëz

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gerti Shella, drejtor ekzekutiv, INFOCIP dhe avokati Plarent Ndreca, debatuan gjatë emisionit Now, në Euronews Albania, lidhur me ndryshimet në Kushtetutë për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut.

Sipas Shellës, Kushtetuta si kontrata shoqërore mes atyre që qeverisin dhe atyre që qeverisen, nuk mund t’i nënshtrohet ndërhyrjeve edhe për gjëra që sipas tij nuk janë themelore por vijnë nga nevoja të ditës.

Kushtetuta, tha Shella nuk mund të preket për skadimin e punës së 5 personave të cilët në radhë të parë duhet të japin llogari pse nuk e bënë punën e tyre.

Nga ana e tij, avokati Plarent Ndreca, pranoi faktin se ndërhyrjet e shpeshta në Kushtetutë, nuk janë korrekte duke qenë se ajo është një kontratë shoqërore që nuk duhet ndryshuar shpesh. Por zgjatja e afateve të organeve të vetingutm, tha ai, është një kërkesë e ardhur nga OMN dhe jo vendim. Sipas tij, pandemia bllokoi për 1 vit organet e vetingut, ndaj zgjatja e afatit të tyre është domosdoshmëri.

Zjarr Tv Ad