Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Koçi: Sistemi garanton që politika të mos fusë as duart, as hundët!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS Petro Koçi duke folur në MCN Live mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, tha që kemi të bëjmë me një situatë krejtësisht autonome nga politika.

Koçi vuri në dukje se sistemi garanton që politika të mos fusë as hundët as duart.

Ai thotë se pritet një SPAK më aktiv, sidomos në luftën ndaj korrupsionit, megjithatë ai shton se deri më tani reforma në drejtësi ka rezultuar pozitive.

Nuk e di çfarë ndodh brenda SPAK, nëse mund të ketë luftë nervash, mund të jetë aty brenda, Në natyrën time s’është të gërmoj për informacione me natyre konspirative. Nga politika s’shoh nervozizëm dhe përplasje. Kemi një sistem që garanton që politika të mos fusë as duart as hundët. Asnjë kandidat s’është nga politika. Organi që e aprovon s’është politikë. Kemi të bëjmë me situatë krejtësisht autonome nga politika.

Të gjithë duan zgjedhje cilësore. Unë s’e di cila mund të jetë zgjedhja cilësore. Skam asnjë njohuri për ata që kandidojnë. Jemi në një situatë ku presim një vendim normal, sa më cilësor aq më i mirë është për shëndetin e institucionin dhe luftën ndaj korrupsionit, një mision që gjatë 30 vjet demokraci s’ka funksionuar si duhet. Kemi shumë raste, fenomene, që s’janë ndëshkuar, presim një SPAK më aktiv.

Edhe kur është bërë reforma në drejtësi dhe u formula SPAK-u s’kemi pritur që do zgjidhë gjithçka dhe menjëherë. Por produkti është pozitiv, ka filluar të veprojë mbi figura politike dhe të administratës së lartë shtetërore. Mendoj që deri tani ka rezultuar pozitive ajo që është bërë me reformën në drejtësi. Përtej ndonjë skepticizimi, mbështetja për reformën është shumë e fortë. Sidomos SHBA-të vazhdojnë të këmbëngulin në çdo deklaratë. Çdo përfaqësues amerikan është i prerë, e mbështesim reformën në drejtësi dhe s’duam që nga politika të ketë ndërhyrje”.

Zjarr Tv Ad