Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka folur këtë mesditë për gazetarët, lidhur me situatën e PD. Ai tha se duhet t’i hapet rruga sa më shpejt zgjedhjes së kryetarit të ri, pasi PD ndodhet në një situatë emergjente.
“Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar.
Statuti i PD por dhe ne jemi dëshmitarë që dhe vendime të tjera, të cilat në bazë të statutit do duhej të kalonin nga Këshilli, por gjysma e tij nuk funksionon, jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhen masa të jashtëzakonshme. Vota e 14 majit, dha sinjalin se mbështetësit presin që këto probleme të brendshme të mbyllen sa më shpejt”, tha ai.