Zgjedhjet 2025/ Do të jetë Berisha kandidat përballë Ramës? Ilir Alimehmeti: Nuk e kemi vendosur

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984” në Vizion Plus.

Për Albano Bogdon ai tha se ende nuk është vendosur se kush do të jetë kandidat nga radhët e opozitës përballë kryeministrit Rama në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mjeku Alimehmeti mban postin e drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike.

Ilir Alimehmeti: Zgjedhje të rregullta kemi pasur shumë pak. Një prej tyre ka qenë 2013. Vështirë të kemi ne si popull shqiptar një histori që të kemi zgjedhje të rregullta, të sakta. Fjala parti-shtet ishte për herë të parë në 2021. Ne jemi në këto kushte dhe duhet të largohemi.

Albano Bogdo: A do jesh në listat zgjedhore si kandidat?

Ilir Alimehmeti: Do ta shohim!

Albano Bogdo: E ke me qejf të jesh?

Ilir Alimehmeti: Nuk është çështje qejfi. Unë qejfin do ta kisha qe shteti ynë të ishte në rregull, t’i kishte punët në rregull. Mos më dalë shpirti ka drita, ka ujë, ka trafik, s’ka trafik. Kështu unë do isha shumë mirë në punën time.

Albano Bogdo: Kë do vini kandidat përballë Ramës që ta bëjë këtë ndryshim?

Ilir Alimehmeti: Akoma nuk është caktuar.

Albano Bogdo: A mendoni se ka PD një person që është i aftë të bëjë këtë ndryshim?

Ilir Alimehmeti: Patjetër që ka!

Zjarr Tv Ad