Kryesocialisti Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik.
Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës. Megjithatë ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës.
Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe Rama ka zgjedhur që të përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 37.
Drejtuesi politik i këtij qarku është Veliaj, ndërsa në terren do të angazhohen po ashtu edhe ministret Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Delina Ibrahmiaj, si edhe Elisa Spiropali, Pandeli Majko e Ervin Hoxha.
Të njëjtat burime tregojnë se ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.