Përfaqësues të Partisë Demokratike paraqitën raportin final për shkeljet në zgjedhjet e 14 majit, në Bashkinë e Lezhës dhe Kurbinit.
Drejtuesja e qarkut të Lezhës, Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj tha se zgjedhjet e 14 majit janë më të pabarabartat në tre dekada pasi sipas saj ” Banadat të mbështetura nga politika dhe me para kanë vepruar në shumicën e qarqeve”.
Gjithashtu ajo i konsideron si të pabarabarta dhe për faktin që ” PD-së ju mor vula dhe emri dhe u bënë gjithë përpjektjet që forca më e madhe politike të mos hyjë në zgjedhje”.
“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet më të pabarabarta që ka kaluar historia shqiptare. Imagjinoni të flasim për zgjedhje normale po të kujtojmë skenën e fisit Rraja në Krujë. Imagjinoni pak të flasim për zgjedhje normale kur një fis që është në pushtet politik si Rraja si në pamjet që kanë tronditur opinionin ndikon në zgjedhje.
Bandat të mbështetura nga politika dhe me para të madhe kanë vepruar në shumicën e qarqeve të vendit tonë po në mënyrë të veçantë janë fokusuar aty ku propablititeti për të fituar ne zgjdhjet ishte i madh. Fisi Rraja është dhe në qarkun e Lezhës, Laç, Shkodër e Rrogozhinë. Të flasësh për zgjedhje që plotësojnë kriteret e Kopenhagen është imagjinare. A mund të kesh zgjdhje të lira nëse dhunohesh e kërcënohesh? Këto janë zgjedhjet më të pabarabarta në tre dekada pasi PD-së ju mor vula dhe emri u bënë gjithë përpjektjet që forca më e madhe politike të mos hyjë në zgjedhje.