Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është takuar ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon, ku kanë diskutuar për masat që duhen marrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 6 bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje që mbahen në datën 6 Mars.
Celibashi njofton se KQZ dhe Policia gjatë muajit shkurt do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore lidhur me detyrat e Policisë në shërbim të mirëadministrimit të qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve.
“#Zgjedhje6Bashki – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm z. Albert Dervishi, diskutuam mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 6 bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje që mbahen në datën #6Mars2022.
Gjatë muajit Shkurt Policia E Shtetit së bashku me KQZ Shqiperi do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore lidhur me detyrat e Policisë në shërbim të mirëadministrimit të qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve. Vlerësim për profesionalizmin dhe seriozitetin e policisë së shtetit në këtë angazhim”, shkruan Celibashi.