Zgjedhjet e pjesshme, Celibashi zbarkon në Kukës

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, nga Kukësi ku po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor, tha në një deklaratë për mediat se nuk janë raportuar probleme teknike. Celibashi theksoi se janë raportuar disa shqetësime nga ana e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për persona që shënonin emrat e votuesve në disa qendra votimi.

“Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme ardhja ime këtu në Kukës. Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratën zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor. Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit. Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar. Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika. E kemi adresuar si shqetësim.”, tha Celibashi.

Kreu i KQZ shtoi se janë marrë masat e nevojshme në mënyrë që procesi i numërimit të votave të vijojë normalisht sikurse votimi.

“Sapo folëm me përfaqësuesit e KZAZ që të marrin të gjitha masat organizative që procesi i numërimit të fillojë sa më shpejt. Kemi pasur një kom paraprak me përfaqësuesit e dy subjekteve zgjedhore. Do të kemi një komunikim tjetër për të vendosur këtë proces jo vetëm në kuptim të kohës por edhe të sigurisë që të mos kemi probleme në lidhje me procesin e numërimit.”, theksoi Celibashi.

Zjarr Tv Ad