Zgjedhjet/ Ikën Dako, PS merr vendimin ja kush garon për Durrësin

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

Tashmë nuk ka asnjë dilemë nga Partia Socialiste për emrin e  kandidatit  për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit.  Në garë nuk do të jetë më Vangjush Dako, por drejtorja e drejtorisë së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako.

Kjo kandidaturë është caktuar në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa pritet që të bëhet sot edhe zyrtarizmi i saj nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.Po gjatë kësaj të shtune, Kryesia e PS do të caktojë të gjithë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit edhe pse opozita vijon bindjen e saj se nuk do të zhvillohen zgjedhje me 30 qershor.

Zjarr Tv Ad