Zgjedhjet në Kukës, Baçi: Kanë nisur manipulimet nga PS, por PD do fitojë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Luan Baçi, për mbledhjen e një dite më parë në Kukës të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, apo siç njihet ndryshe i grupit Sali Berisha-Gazment Bardhi, e sheh si normalitet dhe se tashmë nuk mund të numërohen me numra takimet.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nuk vlejnë më diskutime të tilla, pasi ka një vazhdimësi dhe takimet janë të përjavshme dhe se tashmë janë të unifikuar dhe se një pjesë e deputetëve ishin online.

Sipas tij, ka qenë në praktikën e grupit të Partisë Demokratike, që mblidhet një herë në javë, për të diskutuar rendin e ditës së seancës dhe si do organizohet opozita, për votimin e pikave në rend dite.

Sa i takon zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, Baçi tha se Kukësi duhet fituar nga opozita, por se gjithë administrata e bashkisë ka filluar të lëvizë në të gjitha familjet, nga ato me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe për këto manipulime shtoi se opozita nuk ka çfarë të bëjë.

“Këta zotërinj janë organizatorët e zgjedhjeve dhe mënyra si i organizojnë, vazhdojnë me manipulimet. Kemi këtë qeveri që kishim në zgjedhjet e 14 majit, madje më e motivuar për të mbuluar skandalin e Kukësit dhe synon ta rimarrë. PD është e unifikuar në Kukës, nuk ka degë të Lulzim Bashës. Ka disa ish-drejtues të degës, siç ka në të gjitha degët dhe rrethet që janë në pakicë dhe reflektimi i tyre duket në këto situata. Jam i bindur në fitoren e Emri Vatës në Kukës”, tha Baçi.

Zjarr Tv Ad