ZGJEDHJET NË MAQEDONI DO VËZHGOHEN NGA OSBE

0
718
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ZGJEDHJET NË MAQEDONI DO VËZHGOHEN NGA OSBE

MAQEDONIA SHKON NË ZGJEDHJE TË DIELËN E 11 DHJETORIT. E GJITHË VEMËNDJA ËSHTË E PËRQËNDRUAR TEK KATËR PARTITË KRYESORE TË VENDIT, QË JANË VMRO-DPMNE QË KRYESOHET NGA ISH-KRYEMINSTRI NIKOLLA GRUEVSKI, LSDM-JA E LIDERIT OPOZITAR ZORAN ZAEV, SI DHE DY FORCAT POLITIKE ME LIDERË SHQIPTAR BDI DHE PDSH, QË DREJTOHEN RESPEKTIVISHT NGA ALI AHMETI DHE MENDUH THAÇI. NDËRKOHË, NJË DITË PËRPARA HESHTJES ZGJEDHORE, PRESIDENTI I VENDIT, GJORGE IVANOV, KA MBAJTUR NJË KONFERENCË PËR MEDIAT, DUKE KËRKUAR QË PROCESI TË PËRMBUSHET BRENDA NORMAVE DHE STANDARTEVE. AI NËNVIZOI SE GJËJA MË E RËNDËSISHME PAS ZGJEDHJEVE ËSHTË QË TË NJIHET DHE TË RESPEKTOHET MAKSIMALISHT VULLNETI I QYTATARËVE TË MAQEDONISË. NË MBYLLJE KREU I SHTETIT KËRKOI QË PAS FORMIMIT TË QEVERISË VENDI TË NISË NJË ETAPË TË RE PËR KAPËRCIMIN E KRIZËS POLITIKE SI DHE PËR PAJTIM KOMBËTAR. DEKLARATA PËR MEDIAT KA PATUR EDHE NGA BASHKIMI EUROPIAN, TEKSA ZËDHËNËSJA PËR POLITIKAT E JASHTËME DHE SIGURINË, MAJA KOCIJANÇIÇ, KA DEKLARUAR SE BE-JA PRET ORGANIZIMIN E NJË PROCESI TË LIRË DHE TË NDËRSHËM. ZYRTARJA SHTOI SE ZGJEDHJET JANË NJË MUNDËSI PËR PATUR NJË FILLIM TË RI DHE PËR VIJIM E RRUGËS SË INTEGRIMIT NË ORGANIZMAT EUROPIANE. VENDIMI PËR TË MBAJTUR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME NË MAQEDONI U MOR PAS NJË MARRËVESHJEJE TË ARRITUR NGA PËRFAQËSUESIT E BE DHE SHBA ME LIDERËT E KATËR PARTIVE KRYESORE. SONDAZHET KANË FAVORIZUAR EDHE NJËHERË PARTINË E ISH-KRYEMINISTRI GRUEVSKI PËR TË DALË SI FORCË E PARË NË KËTË PROCES ELEKTORAL. VOTIMET PRITET TË VËZHGOHEN NGA OSBE POR EDHE NGA ORGANIZATA TË TJERA NDËRKOMBËTARE, TË CILËT DO TË BËJNË EDHE NJË VLERËSIM NË PËRFUNDIM TË TYRE.//

izbori votim zgjedhje

Zjarr Tv Ad