Zgjedhjet në PD/ Luan Baçi: Platforma e Alibeajt përçarëse, dashakeqëse dhe e paramenduar

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike zhvilloi këtë të dielë, zgjedhjet për kryetar në 18 degë të saj, në gjithë vendin. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrja e demokratëve në votime, për të zgjedhur drejtuesit e degëve ishte e lartë.

Në shumë qendra votimi, u krijuan radhë të gjata, nga demokratët të cilët, ushtruan të drejtën e tyre, për të zgjedhur me parimin, një anëtar – një vote. Në 18 degë të vendit, procesi ka kaluar i qetë dhe pa incidente.

Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këto zgjedhje, ishin Luan Baçi, deputet i deleguar për qarkun e Fierit/ Anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe Indrt Hoxha Sekretar i FRPD.

Luan Baçi: Mua më vjen keq që platforma e Alibeajt që është dhe deputet dhe ka qenë drejtues, më vjen keq që nga goja e tij të dalë një platformë e tillë përçarëse dhe shumë dashakeqëse dhe e paramenduar. E paramenduar që me ikjen e Bashës nga zyra, me atë që asnjeherë s’ kam pasur dëshirë të quaj dorëheqje sepse nuk ka qenë e tillë dhe që atëherë ka qenë e organizuar mënyra se si të pengonin dhe të përçanin anëtarët e Partisë Demokratike. Dje në Patos ka pasur zgjedhje me kandidatë dinjitozë që konkuruan bashkarisht dhe në fund i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Ky është bashkimi i demokratëve, vota dhe vetëm vota, duke u bashkuar të gjithë rreth votës, bashkohen të gjithë demokratët dhe PD ngrihet në lartësinë e duhur të të bërit opozitë sepse duhet të themi se jemi shumë borxh me qytetarët shqiptarë për opozitën që kanë pasur dhe kanë përballë. Një opozitë shumë apatike.

Falë kësaj lëvizjeje të fuqishme të Profesor Doktor Sali Berishës, Partia Demokratike po ngrihet në lartësinë e duhur që t’ju japë shpresë shqiptarëve për ta ‘qërurar’ këtë qeveri një minutë e më parë,.

Indirt Hoxha: Votimi ka nisur ka dhe interesim nga demokratët, asgjë që i shmanget votes nuk mund të cilësohet bashkim. Në këtë proces nuk bie dakort vetëm një pakicë e cila e quan këtë votim të njëanshëm dhe pse janë ftuar të gjithë për të qenë pjesë e procesit, ftesa ka qenë e hapur për të gjithë demokratët. Riorganizimi i PD tashmë është në një faze 4 mujore.

Zjarr Tv Ad