Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka zbuluar kërkesën që ka për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë televizive, Dule tha se e ka kusht që në 3 bashki të vendit të ketë garuesit e nxjerrë dhe të mbështetur nga partia e tij, që sigurisht janë ato ku ka minoritet grek.
Më tej theksoi se pëlqimi i tyre do të duhet që të kërkohet edhe për bashki të tjera, ku PBDNJ ka gjithashtu ndikim.
“Të tjerët duhet që të na kërkojnë zona të lira, që të mos kandidojnë në zonat ku jemi forcë e parë, apo e dytë politike. E kam fjalën për Bashkinë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Me përjashtim të këtyre bashkive, kemi një rol edhe në bashkitë e tjera që kandidaturat tona të mos jenë problem.
PBDNJ në të paktën këto 3 bashki do të ketë kandidaturat e veta. Kjo është një nga çështjet që nuk diskutohet. Për kryetar Bashkie. Pastaj kemi një rol në disa bashki, Sarandë, Konispol, Gjirokastër, Korçë. Kemi një përqindje. Nuk kemi fitues, por është e rëndësishme për atë që do të jetë fitues është e rëndësishme që të merret në konsideratë,” ka thënë Vangjel Dule.