Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një statusi në twitter ka përshëndetur proçesin për përzgjidhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Më shumë se 300 gjykatës mblidhen sot për të zgjedhur 6 anëtarë të KLGJ. Ky votim do t’i japë formë sistemit të drejtësisë dhe do të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë për t’i mundësuar drejtësi të gjithë qytetarëve të saj.” -shkruan Soreca në Twitter.
Në garë janë 10 gjyqtarë ku do të sfidojnë me njëri tjetrin, dhe vetëm 6 prej tyre do të caktohen si Anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor .
Në sallë gjatë proçesit të zgjedhjes së gjykatësve janë të pranishëm dhe trupi diplomatik shqiptar.