Zgjohet Guardiola, 80 milion euro për mesfushorin spanjoll

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rikthimi i Zidane në stolin e Realit shihej si një bekim për një pjesë të mirë të titullarëve të cilët u harruar nga Lopetegui dhe Solari, një prej tyre ishte dhe Isco. Në epokën Zidane, Isco kishte një rol thelbësor por as rikthimi i francezit nuk e nxjerr fantazistin nga merkato. Me blerjen e Hazard dhe ofensivës së tyre të vazhdueshme për Pogba, hapësirat për Iscon bëhen gjithnjë e më të vogla.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Man.City është gati të investoj 80 milion euro për të transferuar spanjollin në Premier League. Pep Guardiola sheh te Isco futbollistin ideal për të zëvendësuar David Silvën. 33-vjeçari ka njoftuar se në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga “qytetarët”.

6 vite më i ri Isco është një opsion ideal për të marrë trashëgiminë e David Silvës te kampionët në fuqi të Premier League. Dëshira e Iscos është të qëndroj në Madrid por nëse as Zidane nuk i garanton një rol si protagonist në ekipin e tij atëherë “divorci” është i pashmangshëm për më tepër që verën e ardhshme zhvillohet dhe Europiani.

Zjarr Tv Ad