Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka dalë hapur pro nismës së “mini-shengenit” që mori emrin “Open Balkan”, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa ftesa ka qenë dhe për Malin e Zi e Kosovën.
Braçe iu përgjigjet me ironi skeptikëve të kësaj nisme të cilët e konsiderojnë Serbinë si rrezik për ne dhe Kosovën, duke i garantuar se nuk jemi në rrezik, pasi jemi në NATO.
E njëjta gjë vlen dhe për Malin e Zi apo dhe për Kosovën që ka në territorin e saj ushtrinë e NATOS.
“Si mund te jete rrezik i vazhdueshem nje vend ne Ballkan per tre vende te tjera ne Ballkan, te treja anetare te NATO-s, mbrojtur nga Aleanca dhe nje vend te katert qe ka ushtrine e NATO-s brenda?! Zot zgjoi qe frika ne enderr tu dale shpejt!”, shkruan Braçe në Twitter.