Zhaklin Lekatari “përplaset” me Bregun: Mos më thirr mua zemra ime dhe rrushi im

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Sokol Bregu dhe aktivistja Zhaklin Lekatari janë përplasur në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa po diskutohej për vetëvrasjen (ose vrasjen) e 27 vjeçares Sibela Abedini.

Lekatari i kërkoi gazetarit Bregu që të mos e thërriste “zemra ime”, pasi sipas saj, ky është një lloj trajtimi pa respekt i vajzave dhe grave në ekran, por ta thërriste në emër.

Nga ana tjetër, Bregu i tha Lekatarit se ajo nuk përfaqësonte asgjë.

Pjesë nga biseda në studio:

Bregu: Ti je në garë për para, unë jam në garë për të drejtë.

Lekatari: Unë nuk të akuzova për asgjë, por unë të kërkova të më respektosh duke mos më thirrur zemra ime, por zonja Lekatari. Zhaklin Lekatari quhem. Nëse në TV gratë trajtohen në këtë mënyrë, si mund të trajtohen në shtëpi.

Bregu: Krijon ti një respekt? Në rregull më fal

Lekatari: Nuk pranohet e falura. Nuk po thërras asnjë nga të ftuarit këtu zemra ime, rrushi im, i dashuri im.

Bregu: Jepi ke të drejtë. Po çfarë përfaqëson ti? Ti je një problem.

Lekatari: Problemi nuk jam unë, edhe nëse unë zhdukem, atëherë problemi do vijojë sërish. Ju po paguheni sot këtu?

Bregu: Jo. Vajza ka probleme se nuk e kanë thirru në BBV edhe ka shpërthyer.

Lekatari: Bëni më kujdes kur merrni të ftuarit, sepse unë nuk vij këtu për të qenë e ofenduar.

Zjarr Tv Ad