Zhduket pa gjurmë 30-vjeçari shqiptar në Itali, letra për familjen: Kërkoj falje

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I zhdukur që prej natës së 30 prillit nga Marina di Ragusa, Itali ku ai ishte mysafir i kushërinjve të tij. Mediat italiane shkruajnë se prej 4 ditësh 30-vjeçari shqiptar Dorian Liçaj është zhdukur pa gjurmë.

I riu ndodhej në Itali nga janari dhe prej disa ditësh ndodhej në fshatin bregdetar Iblean në kërkim të një pune.

Të martën në mbrëmje a kishte dalë me biçikletë. Sipas familjarëve kishte me vete dokumente shqiptare dhe një telefon celular, i cili aktualisht del i fikur. Nuk dihet saktësisht se cfarë kishte veshur së fundi.

Ai është rreth 1.80 m i gjatë dhe familja, dhe policia kërkojnë ndihmë nga cilido që mund ta ketë parë.

Mësohet se ai vuante nga ankthi dhe sipas dëshmive të dhëna për policinë, para se të zhdukej, kishte lënë një shënim me dorë për familjen, në të cilën kërkonte ndjesë për vuajtjet që do t’u shkaktonte, duke lënë dyshime të forta për një vetëvrasje.

Kërkimet e patrullave të karabinierisë së Ragusa kanë qënë të vazhdueshme dhe tani po koordinohen me forcat e tjera në territor, si me Mbrojtjen Civile dhe Policinë. Gjithkush që e ka parë është i lutur të njoftojë Policinë në numrin 112.

Zjarr Tv Ad