Zhdukja e dy personave në Sarandë, familjarët i shkojnë në “zyrë” Muhamet Rrumbullakut

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, po protestojnë para Policisë së Shtetit.

Ata mbajnë foto të të zhdukurve në duar dhe kërkojnë angazhimin e Policisë për të zbuluar vendndodhjen e dy 46-vjeçarëve.

“Duam trupat e tyre. Shteti nuk po punon ashtu siç duhet. Është 26 ditë, po shkon një muaj. Nuk kemi asnjë komunikim. Asnjë gjë, duam që shteti të gjejë trupat. Nuk ka lidhje konflikti i pronësisë. Po të kishte konflikte nipi im, s’do dilte lirshëm.

Kemi ardhur për protestë paqësore këtu. Shteti të gjejë trupat dhe të kapë autorët.” -tha Kujtim Krasniqi, xhaxhai i Sulovarit.

Deri më tani dyshohet se Thodhori e Sulovari mund të jenë rrëmbyer dhe ekzekutuar nga i njëjri grup kriminal.

Ndërkohë, janë sekuestruar 8 automjete, si dhe është arrestuar një 28-vjecar, që thuhet se ka bashkëpunuar me autorët e rrëmbimit të dy të zhdukurve.

Ndërkohë familjarët të cilët kanë patur një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, janë shprehur në një prononcim për mediet se iu është thënë që do të rinisin kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve.

“Rrumbullaku na tha që hetimet po ecin mbarë, do rinisin kërkimet”, kanë thënë ata.

Zjarr Tv Ad