Zhdukja e Khashoggit, Pompeo niset drejt Arabisë Saudite

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo do të niset  drejt Arabisë Saudite. Shkak është bërë zhdukja e gazetarit arab Jamal Khashoggi, i cili jetonte si azilant në Turqi, pasi ishte një kritik i vazhdueshëm i politikave saudite.

Zyrtarët turq besojnë se z. Khashoggi u vra nga agjentët sauditë, por Riadi gjithmonë e ka mohuar këtë. Të hënën, Presidenti Donald Trump sugjeroi se “vrasësit mashtrues” mund të ishin pas zhdukjes së Z. Khashoggi. Presidenti nuk dha asnjë dëshmi për të mbështetur komentin e tij, por tha se gjatë një telefonate mbreti saudit e kishte mohuar në mënyrë të vendosur të kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me zotin Khashoggi.

Fillimisht të martën, policia turke u largua nga konsullata saudite, ku z. Khashoggi u pa për herë të fundit, pasi ishte hera e parë që u lejuan të hyjnë në ndërtesë që nga zhdukja e gazetarit, pas mosmarrëveshjeve mes të dy palëve mbi kushtet e çdo kërkimi. Megjithatë, raportet e pakonfirmuara në mediat amerikane sugjerojnë që Arabia Saudite po përgatitet të pranojë se z. Khashoggi vdiq si rezultat i një marrje në pyetje që shkoi keq dhe se synimi fillestar ishte të rrëmbehej.

Ndërkohë, kanali Arab Al-Jazeera citon zyrën e prokurorit të përgjithshëm të Turqisë të ketë thënë se ka gjetur prova për të mbështetur pretendimet se z. Khashoggi u vra brenda selisë diplomatike. Më parë, një burim turk i sigurisë tha se zyrtarët e BBC kishin prova audio dhe video për të provuar se z. Khashoggi u vra atje. Çështja ka tensionuar lidhjet e Arabisë Saudite me aleatët e saj më të ngushtë perëndimorë. një kërkim brenda natës.

 

Zjarr Tv Ad