Zheji: Krimi i rrugës merr kurajë nga pandëshkueshmëria e krimit me kollare, si i bëri presion gjykata SPAK-ut me lirimin e Bllakos

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji ka deklaruar se krimi i rrugës merr kurajë nga mosndëshkimi i krimit me kollare.

Zheji tha se SPAK duhet të nisë punën me krimin e administratës, pasi sipas tij, ky do të jetë hapi i parë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Komentet ai i bëri teksa ka folur për Neës 24, ku shtoi se përderisa nga SPAK nuk vijnë lajme madhore, sipas tij do të thotë se kanë zënë vend presioni dhe blerja.

Ndërsa për rastin e lirimit të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako, Zheji u shpreh se ishte si presion indirekt që gjykata i bëri SPAK-ut.

“SPAK zgjidhje in extremis. SPAK thotë po hetojmë ngjarje të rënda mafioze. Nuk dimë nëse peshorja anon nga krimi mafioz apo krimi me kostum e kollare i administratës pavarësisht ngjyrës. Duhet nisur nga administrata dhe krimi shtetëror. Është krim i pandëshkuar që i jep kurajo krimit të rrugës. Situatë pandëshkueshmërie. Siç thotë edhe vetë Kraja e Yuri Kim, nuk vijnë më lajme nga SPAK. Ka shumë pak ose aspak informacion. Kur nuk flet drejtësia flet kërcënimi presioni e blerja. Fakti që ishte guximi të lirohet Alqi Bllako, shumë rëndë i akuzuar për korrupsion madhor, dhe SPAK detyrohet të merret me një gjë kaq të vogël, është presion indirekt që gjykata i bëri SPAK-ut”, tha ai.

Zjarr Tv Ad