Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kujtuar sot Ardit Gjoklajn në vitin e 6 të ndarjes nga jeta në landfillin e Sharrës. Një fadromë i mori jetën adoleshentit Gjoklaj, i cili kishte shkuar të punonte në Sharrë, për të siguruar lekët për të blerë librat dhe rrobat për në shkollë.
‘Nuk do të të harrojmë’, shkruan Ina Zhupa në Facebook.
‘6 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Kujtojmë Arditin dhe nuk do rreshtim kurrë të kërkuari drejtësi për të. Fajtorë ende nuk ka! Drejtësi ende nuk ka! Landfilli i Sharrës sot quhet “incenerator” kryhet një krim tjetër ndaj qytetarëve. Ajo është skenë dyfishe krimi që vetëm drejtësia shqiptare nuk e shikon.
Arditi ishte fatkeqi që donte të mblidhte pak para për librat e shkollës dhe gjeti vdekjen nga kushtet zero që bashkia lejonte të punohet nën hundën e saj.
Fajtorët janë me kostume dhe ende qeverisin, ndërkohë familja pret drejtësi. #ArditGjoklaj #NukTëHarrojmë’, shkruan në Facebook. deputetja e PD-së, Ina Zhupa.