Zhurma e madhe për koncertin e Goran Bregoviç, reagon Bashkia e Korçës: Përpjekje për të dëmtuar imazhin e qytetit…

0
541
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia Korçë ka reaguar në lidhje me debatin e ngritur ditët e fundit për mbajtjen e koncertit të Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës që do të mbahet më 22 gusht.

Bashkia me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, zhurmën për koncertin që do të mbahet nga këngëtari Goran Bregoviç, e ka quajtur si përpjekje për të dëmtuar imazhin e Korçës, teksa shkruan se me këtë kërkojnë që të nxisin përçarje dhe konflikt.

Në reagim thuhet se në Festën e Birrës së Korçës ka pasur shumë këngëtarë nga Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe se tani ishte rradha e një serbo-krati.

Ndër të tjerai u bëhet thirrje qytetarëve që të festojnë së bashku më kulturë e qytetari.

Postimi i plotë i Bashkisë së Korçës:

KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE

Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.

Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçes duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.

Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.

Korca i ka te gjitha!

Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perveluese.

Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t’iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.

Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t’i jape Shqiperise.

Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.

Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e trimerise te luftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate luftes, Korca qe ka kryekenge “Dua me shume Shqiperine”, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.

Perpjekjet e diteve te fundit per te demtuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit percarje e konflikt, per te trazuar ujerat e per te nxehur gjakrat me te pabera e te pathena.

Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve te medha te njerezve te gjakut e kombit te tyre! Perkundrazi!

Korca dhe korcaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mencuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje.

E ka mirepritur cdo cep i botes muzikantin ballkanas qe ka kaperxyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.

Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t’i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri.

Por ata harrojne se Korca dhe korcaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites!

Le te festojme se bashku me kulture e qytetari!

Le t’i kendojme dashurise, atdheut, harmonise dhe vlerave njerezore.

Keshtu e DUAM ME SHUME SHQIPERINE!

Zjarr Tv Ad