Një lumë studentësh protestues po vërshon në këto momente mes për mes Tiranës, nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po i drejtohet Kryeministrisë.
Seanca parlamentare përfundoi dhe po ashtu, etapa e parë e protestës së studentëve për sot, ajo përpara Kuvendit.
Tani studentët po zhvendosen bashkarisht për etapën e dytë, atë që nis përpara Kryeministrisë, për t’i bërë thirrje Edi Ramës të plotësojë pa hezituar më kërkesat e tyre.
Të rinjtë nuk u vunë në mëdyshje këtë herë se ku do të grumbulloheshin.
“Kush do të protestojë tek Ministria e Arsimit, i shërben pushtetit me naivitetin e tij, – qe thirrja në megafon. – Ndaj të gjithë si një trup i vëtem t’i drejtohemi Kryeministrisë.”
“ O rrëzohemi, ose rrëzohu! – qe thirrja që pasoi. – “Të dy palët janë dakord për tetë kërkesat, çfarë na duhen diskutimet?!”
Ndërkohë, një vendim i fortë është marrë nga pushteti lidhur me kërkesat e studentëve protestues. Jo nga Kryeministri, por nga Presidenti Ilir Meta, që ka marrë vendim të mos e dekretojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2019.