Zhvillimet në PD, Gjekmarkaj takon ambasadorin gjerman! Zbulon se për çfarë e ka informuar

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj, shkruan se në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike.

Sipas Gjekmarkajt, ai ka informuar ambasadorin se grupi parlamentar ka mandatuar Gazmend Bardhin që të bisedojë me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale me një kandidat në sinfoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesave të frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla.

“Takim  i përzemërt me Ambasadorin e Republikes Federale Gjermane Peter Zingraf. Një bisede realiste mbi çështjet akute te integrimit europian të shqiptarëve një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, dinamikat plot paradokse në bashkëbisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar.

E Informova z. Ambasador për iniciativen  e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi qe të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesave të frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla”, shkruan Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad