Zjarr i madh në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë 2 ha kullotë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë në zonat mes Dervicianit dhe Goranxisë në Dropull të Gjirokastrës.

2 ha kullotë është djegur, ndërsa flakët kanë prekur  edhe rreth 50 pisha. Dy  makina zjarrfikëse kanë shkuar në terren.

Po punohet edhe me mjete rrethanore si pasojë e terrenit malor. Forcat zjarrfikëse po shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara. Zjarret në Dropull kanë qenë një problematikë e përvitshme. Këtë vit përgjatë korrikut në Gjirokastër u regjistruan vetëm 4 vatra zjarri, ndërsa kjo është vatra e dytë e zjarrit në Dropull brenda harkut kohor të një jave.

Viti 2017 shënoi edhe bilancin më dramatik të dy dekadave të fundit në Gjirokastër, ku në të gjithë qarkun u dogjën më shumë se 700 ha kullota dhe pyje. Gjatë 2018 në Gjirokastër u shënuan 80vatra zjarri. Grupet e patrullimit në terren të efektivëve zjarrfikës ndikuan në uljen e ndjeshme të zjarrvënieve në kullota, por gushti vijon të mbetet muaj problematik. Kullotat e zonës së Dropullit jepen me qira në barinjtë e tjerë të fshatrave përreth, të rrethit Gjirokastër.

Zjarr Tv Ad