Zjarr me përmasa të mëdha në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë, rrezikohen edhe disa banesa

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në ish fabrikën e qelqit në Kavajë.

Mësohet se nga zjarri rrezikohen edhe disa banesa, të cilat janë shumë afër vatrës së ndezur.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Flakët rrezikojnë që të përhapen edhe më shumë pasi favorizohen nga era e fortë.

Policia po punon për të identifikuar autorin që ka vënë zjarrin.

Zjarr Tv Ad