Zjarret në vend, Grida Duma: Korrupsioni na la vetëm me një helikopter për shuarjen e flakëve

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grida Duma ka reaguar së fundmi për situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duma hedh akuza ndaj Ministrisë së Mbrojtjtes për keqmenaxhim, paaftësi dhe shpërdorim detyre.

Duma shkruan se vendi ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe korrupsioni ka “shkrumbuar” financat e shtetit i ka “lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore.”

Postimi i plotë i Grida Dumës:

Keqmenaxhimi, paaftësia, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni janë elementët që fatkeqësitë natyrore kanë nxjerrë përherë në pah, duke rrëzuar propagandën hileqare të regjimit.

Sot, Shqipëria ka mbetur vetëm me një helikopter për shuarjen e zjarreve dhe një tjetër që përdoret për shëtitjet e Edi Ramës.

Korrupsioni që ka shkrumbuar financat e shtetit i ka lënë qytetarët dhe pasuritë natyrore pa mbrojtje, ndërsa punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë detyrohen të përballen me zjarrin me mjete rrethanore.

Mashtrimet e përsëritura ndër vite dhe propaganda e paguar me taksat e qytetarëve nuk fshehin dot as dështimet, as dëmet që modeli  korruptiv i ndërtuar nga Edi Rama po i shkakton vendit.

Nëse ky model nuk ndëshkohet, Shqipëria do të lëngojë nga kriza në krizë për shkak të një pakice që punon vetëm për veten, jo për shqiptarët.

Zjarr Tv Ad