Zjarri në fabrikën e “Deutsch Color”/Roja zbulon ku nisi zjarri

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zjarri që përfshiu fabrikën e bojës “Deutsch Color” mbrëmjen e djeshme nisi nga ambientet e brendshme. Kështu deklaroi roja i sigurisë, personi i parë që konstatoi flakët në fabrikën e bojës.

Nisur nga kjo dëshmi por dhe veprimet e para hetimore ka dyshime se një shkëndijë elektrike u bë shkak i zjarrit masiv në fabrikën duke e shkrumbuar.

U dëshën më shumë se 4 orë për të vënë në kontroll flakët që pushtuan objektin në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Maminasit.

Lëndët kimike që ndodheshin brenda fabrikës si lëndë e parë për prodhimin e bojërave kanë ndihmuar që zjarri të përhapej.

Megjithatë ndonëse tashmë flakët janë shuar, tymi vijoi për orë me radhë.

Flakët që përfshinë fabrikën e bojrave nisën rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të shtunës. Në momentin që ra zjarri, brenda në punishte nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste vatra e zjarrit, policia evakuoi banorët që jetonin pranë fabrikës dhe bllokoi për disa orë kalimin në autostradën Tiranë-Durrës.

Zjarr Tv Ad