Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës, të emergjencave dhe të policisë për reagimin e menjëhershëm për të shpëtuar jetët e banorëve të pallatit që u përfshi nga zjarri në rrugën “Sali Butka”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj është shprehur se ka kërkuar të nisë menjëherë hetimi mbi shkakun e zjarrit.
Kryebashkiaku ka theksuar se familjet e dëmtuara se do të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës.
“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit – jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit!
Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon.”, shkruan Veliaj.