Sunday, May 12, 2024
Home Aktualitet Zjarrvëniet e qëllimshme, 12 persona në pranga

Zjarrvëniet e qëllimshme, 12 persona në pranga

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

12 persona kanë rënë në prangat e Policisë së shtetit pasi janë konstatuar se kanë djegur sipërfaqe pyjore me qëllim dhe nga pakujdesia. Në mbyllje të sezonit veror autoritetet shprehen se nuk ka vatra aktive por sipërfaqe pyjore vijojnë të digjen në patos dhe Krujë.

12 persona kanë rënë në prangat e policisë përgjatë sezonit të verës për shkatërrim të pronës me zjarr apo të mjediseve pyjore. Burime nga policia bëjnë me dije se ndalimi i tyre është kryer pasi janë vërtetuar se kanë vënë zjarre me qëllim apo nga pakujdesia. 2 prej rasteve konkrete janë në Pukë dhe Mallakastër ku autorët kanë shkaktuar dëmtime me pasoja të rënda. Pak ditë më parë, në fshatin Lumardhë u arrestua një 57-vjeçar u ndalua pasi i vuri zjarrin një sipërfaqe pylli, ku më pas u për pasojë zjarri përfshiu dhe një banesë të zonës.

Rasti tjetër i përket fundjavës që lamë pas në Mallakastrës ku një 43-vjeçar u arrestua pasi merrte energji të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok, dhe për pasojë në kabullin që përdorte ka ndodhur një shkëndijë elektrike duke shkaktuar zjarr. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të bashkëfshatarit.

Në përfundim të sezonit veror sipas autoriteteve nuk ka vatra të hapura, por në fshatin Drenies të Patosit vijojnë të digjen sipërfaqe me pisha. Ndërhyrjet nga ajri dhe toka kanë bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit, por pa arritur t’i shuajnë plotësisht dy prej tyre. Në luftën me flakët janë angazhuar 133 persona, 4 mjete zjarrfikëse, dy autobote dhe 8 mjete transporti. Dyshimet janë se zjarret që përllogaritet se kanë djegur rreth 100 hektarë pyje në disa zona të qarkut të Fierit janë të qëllimshme, por policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët.

E njëjta situatë vijon dhe në lagjen Emire në Krujë, ku këtë të hënë u shkrumbua një sipërfaqe prej 5 dynymësh me ullinj, duke rrezikuar dhe dy banesa.

Për periudhën deri më tani nga institucionet përgjegjëse nuk ka të dhëna fikse rreth sipërfaqeve të djegura, por zyrtarisht bëhet e potir se për 6 muajt e parë, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në 2,850 raste. Krahasuar me vitin e shkuar kemi më pak raste pasi për të njëjtën periudhë të vitit u ndërhy në 3,700 raste.

Zjarr Tv Ad