‘Zoti Rama, bëhu njeri’

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Kapexhiu:

Atë mot isha regjisor në Estradën e Shtetit. Në zyrë hyn miku im, Shtjefën Palushi, karikaturisti i njohur Tefa, i shoqëruar nga në person trupmadh që u prezantua me emrin Mërgim Mujo.

-Unë,-tha trupmadhi midis të tjerash,-kam ardhur me mikun tuaj Tefë, se dua të dal në një shfaqje të estradës si imitator.

Unë imitoj vegla muzikore, klarinetë, gajde, dajre, daulle, por më bukur imitoj kafshët. Bëj si gjel, si pulë në çastin kur bën vezë, si mace, qen, kalë, gomar kur ngjitet në të përpjetë ngarkuar dhe pjerdh nga sikleti. Bëj si ujk, bëj si…

Këtu e ndërpreu Tefa.

-Ky din me ba si tan kafshët, vetëm si njeri nuk din me ba.

Qeshëm të tre.

Sot që e kujtova këtë takim, në mendjen time u asociua një ide aktuale me kryeministrin tim. Dhe Rama di të bëjë si student, si piktor, si pedagog, si basketbollist, si prind.

Di të bëjë si kryeministër, por nuk di të bëhet njeri.

Zjarr Tv Ad