Ka rënë suvaja në shkollën e fshatit Golem të Lushnjës.
Denoncimin e ka bërë deputeti i PD, Saimir Korreshi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku poston foto nga shkolla dhe thotë se Zoti i ka ruajtur fëmijët nga tragjedia.
Ndër të tjera ai shkruan se kjo shkollë ka që në ’70 që nuk i është vënë dorë dhe se thesht ëshë lyer për të mbuluar defektet.
Postimi i plotë i Korreshit:
Zoti ruajti femijet nga tragjedia!
Pamjet e meposhtme jane te shkolles se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.
Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!
Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.
I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.
Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?
Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?
Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??
Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??
Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve.