Zvicra kontrollon armët, i shpëton daljes nga zona Shengen

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zvicra do të kontrollojë përdorimin e armëve të zjarrit. Ky është vendimi i qytetarëve të Zvicrës, të cilët u shprehën me referendum për ligjin e armëve, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Pothuajse 64% e qytetarëve përkrahin kufizimin e armëve.

Zvicra nuk është në Bashkimin Evropian, por nëse qytetarët do t’i thoshin “Jo” këtij ligji, rrezikonte daljen nga zona Shengen.

Gati 48% e familjeve zvicerane e kanë nga një armë, por BE i kishte kërkuar vendit të forconte ligjin në përputhje me rregullat e bllokut, pas sulmeve terroriste në Paris në 2015.

 

Zjarr Tv Ad