May planifikon një “ofertë të guximshme” për të arritur mbështetjen për Brexitin

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja britanike Theresa May, tha se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit, me “një pako të masave të përmirësuara” në tentativën e fundit për daljen nga Bashkimi Evropian me marrëveshje, para se të përfundojë mandatin.

Pas dështimit tri herë radhazi për të marrë aprovimin e Parlamentit për marrëveshjen e Brexit-it, Qeveria britanike tani do të vendos projektligjin, legjislacion që do të vendosë për këtë çështje, para votimit në Parlament në qershor.

“Sido që të jetë rezultati i votimit, unë nuk do të kërkoj nga ligjvënësit të mendojnë sërish. Por, do të kërkoj që të shikojnë marrëveshjen e re të përmirësuar me “sy të ri” dh eta mbështesin”, tha May.

Sipas raportimeve të mediave britanike, May do të konsultohet me kolegët e kabinetit për ndryshimet e propozuara për marrëveshjen e largimit nga blloku.

Zjarr Tv Ad