Zyrtarë amerikanë “zbarkojnë” në Medrese, zbulohet roli i tyre për zgjedhjet në KMSH

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa pritet të nisë procesi i votimit, në ambientet e Medresesë kanë mbërritur edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane. Bëhet me dije se të pranishëm që do të monitorojnë procesin e votimit, do të jenë dhe zyrtarët amerikanë.

Në proces pritet të votojnë 87 pjesëmarrës, të cilët do të zgjedhin mes tre kandidatëve Ylli Gurra, Gramoz Blliku dhe Bujar Spahiu.Blliku dhe Spahiu nuk kanë shpalosur një platformë gjatë fjalës së tyre, ndryshe nga kandidati Gurra.

Ditën e djeshme, kreu aktual i KMSH-së, Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara, ndërsa sot i tërhoq kandidati Islam Hoxha.Nuk dihen arsyet e tërheqjes së këtij të fundit, ndërsa Bruçaj tha sot se beson që ka kandidatë më të mirë për të marrë këtë detyrë, ndaj dhe u tërhoq nga gara.

Zjarr Tv Ad