ZYRTARE: Dështoi me rikthimin në Superiore, Dinamo prezanton trajnerin e ri

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e dinamos u rëzua në kategorinë e parë vetëm vetëm një sezon pasi ishte ngjitur në Superiore.

Klubi bëri një riorganizim të skuadrës duke shpenzuar shifra të konsiderueshme parash për të afruar elment cilësor në skuadër. Megjithatë sezoni rezultoi zhgënjyes pasi skuadra u rrëzua sërish në kategorinë e parë aty ku do të luaj sezonin e ardhshëm.

Kjo bëri që drejtuesit e klubit të bëjnë ndryshime rrënjësore duke ndryshuar trajnerin dhe duke larguar disa nga futbollistët e sezonit të shkuar. Blutë e kryeqytetit me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në komunikatën e klubit thuhet:

Nevil Dede është trajneri i ri i 18 herë kampionëve!

Futboll Klub Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede.

Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.

Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.

Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore.

Zjarr Tv Ad