Zyrtare: Vincenzo Montella emërohet trajner i klubit të madh italian

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klubi italian Fiorentina ka njoftuar se Vincenzo Montella do të jetë trajner i tyre, pas largimit të Stefano Piolit. Ka qenë klubi italian që me një komunikatë zyrtare e ka konfirmuar rikthimin e Montellas me një kontratë që zgjat deri në vitin 2021.

Ai e ka mbajtur stërvitjen e parë me skuadrën të mërkurën. Trajneri 44-vjeç nuk ka punuar që prej largimit nga Sevilla në fund të sezonit të shkuar, ndërsa ka qenë edhe e Milanit.

Kjo do të jetë hera e dytë që Montella e drejton Fiorentinan, pasi ka qenë aty edhe mes viteve 2012 dhe 2015, duke ia siguruar njëherë edhe vendin e katërt. Montella do ta zëvendësojë Stefano Pioli, që dha dorëheqje ditë më parë. Ndeshja e parë e Montellas do të jetë në Artemio Franchi ndaj Bolognas në kuadër të Serie A.

 

Zjarr Tv Ad