Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Prokurorisë së Posaçme kanë përfunduar vizitën e tyre studimore në Uashington DC, me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë me dije se Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew.
Delegacioni shqiptar gjithashtu është takuar dhe me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT). Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew. Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).
Senior SPAK officials concluded their study tour to Washington DC this week along with members of the Embassy’s Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training (OPDAT) team. SPAK Chief Altin Dumani and members of the delegation met with Deputy Assistant Attorney General and Counselor for International Affairs Bruce C. Swartz and the Department of State’s Coordinator on Global Anti-Corruption, Richard Nephew. The delegation also met with the Drug Enforcement Administration’s (DEA) Special Operations Division.