Zyrtarizoi largimin nga Shkëndija, sulmuesi është në bisedime me ekipe nga Superliga

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sindrit Guri është zyrtarisht një futbollist i lirë. Ish futbollisti i Kukësit ka ndërprerë bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës në mënyrë konsensueale. Ka qënë vetë klubi tetovar e ka publikuar lajmin në faqjen zyrtare. Në njoftimin e klubit thuhet:

“KF Shkëndija dhe Sindrit Guri kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

KF Shkëndija shpreh publikisht mirënjohjen për Sindritin për angazhimin dhe përkushtimin e tij në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen.

Rikujtojmë që Guri skuadrës sonë iu bashkëngjit në shtator të vitit të kaluar dhe ishte lojtari kryesor në sulmin e Shkëndijës, duke shënuar golat vendimtarë si në kampionat po ashtu edhe në ndeshjet në kompeticionet evropiane.

Sindrit Guri deklaroi se “falënderoj KF Shkëndijën, Tetovën, Ballistët, të gjithë tifozët, bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të punësuarit në klub për përkrahjen e parezervë që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shkëndijë dhe në Tetovë. Unë jam shumë krenar që pata mundësinë të jap maksimumin për fanellën kuqezi, fanellë kjo që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Shkëndijës i uroj suksese të mëdha në rrugëtimin e saj!

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Sindrit. Faleminderit për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë fat dhe suksese në të ardhmen!”

Kujtojmë që futbollisti është në bisëdime edhe me klube të Superligës.

Zjarr Tv Ad