36 orë në det, nisin hetimet për kapitenin e tragetit Ankona-Durrës

0
721
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Incidenti që ndodhi me tragetin “Bridge” të linjës Ankona-Durrës, është cilësuar si një skandal i madh nga autoritet në portin e Durrësit.

Trageti mbërriti mëngjesin e së dielës në portin e Durrësit, 36 orë pasi ishte nisur nga porti italian për shkak të një difekti.

Kapiteneria e portit të Durrësit ka bërë inspektim paraprak të gjendjes teknike të tragetit dhe ka sekuestruar dokumentacionin e mjetit lundrues.

Pas inspektimit, kapitenieria e Portit bëri me dije se trageti ka pësuar defekt vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga porti i Ankonës.

Kapiteni ka konstatuar se një prej motorëve të mjetit lundrues ishte jashtë funksionit.

Ai duhet të lajmëronte kapitenerinë e portit të Ankonës dhe autoritetet portuale sipas ligjit dhe duhet të ankoronte mjetin lundrues në një prej porteve me të afërt.

‘Por kapiteni i “Bridges”, në bordin e të cilit ndodheshin 807 pasagjerë, lajmëroi vetëm pronarin e kompanisë së lundrimit, prej të cilit mori urdhrin që trageti të mos ndalonte, por të lundronte me shpejtësi të reduktuar drejt Durrësit’bënë me dije burime nga Kapiteneria.

Kapiteneria e Përgjithshme pret raportin përfundimtar të hetimit për të vendosur se çfarë do të bëhet me tragetin, i cili erdhi nga Ankona në Durrës me vetëm një motor në punë, ndërsa kishte në bord më shumë se 800 pasagjerë që qëndruan për 36 orë në det të hapur.

Zjarr Tv Ad