360° Gradë -META NE FINLANDE ME RENDESI AVANCIMI ME ZBATIMIN E REFORMES TE DREJTESISE

0
434

Meta në Finlandë: Me rëndësi avancimi me zbatimin e reformës të drejtësisë Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga nga Finlanda, ku ndodhet në një vizitë zyrtare ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi. Gjatë një takimi që zhvilloi me homologen Lohela, Meta vlerësoi mbështetjen e Finlandës në integrimin evropian të Shqipërisë ndërsa shprehu angazhimin për ti cuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve në një nivel më dinamik. Në ditën e dytë të vizitës në Finlandë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi me homologen Maria Lohela e ka venë theksin tek rëndësia e avancimit me zbatimin e reformës kyçe të sistemit të drejtësisë. Duke i shprehur zonjës Lohela, mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në integrimin evropian të Shqipërisë Meta shprehu angazhimin për të cuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve në një nivel më dinamik. “Ne besojmë shumë në këtë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me Finlandën, sidomos në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit tonë të edukimit në vend dhe për këtë qëllim kemi vendosur, që në mënyrë të veçantë t’i kushtojmë vëmendje shkëmbimeve midis parlamentarëve të rinj për të përfituar sa më shumë nga eksperienca dhe përvoja e Finlandës në këtë drejtim. Kemi rënë dakord bashkë me kryetaren e parlamentit që në mënyrë reciproke të promovojmë bashkëpunimin midis dy vendeve tona si në Tiranë ashtu edhe këtu në Helsinki.” Ndërsa Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Maria Lohela, theksoi se mes dy vendeve ka hapësira të shumta për bashkëpunim, sidomos në fushën e biznesit. “Unë jam e lumtur që t’i çoj përpara këto marrëdhënie…Jemi dy vende të vogla, por kemi besim në të ardhmen, duam të punojmë shumë në mënyrë që shoqëritë tona të zhvillohen dhe të lulëzojnë. Kështu që shoh shumë hapësira për bashkëpunim në fushën e biznesit, politikës apo turizmit. Jam e bindur se Shqipëria është perla e re e Mesdheut. “ Meta i shoqëruar edhe nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade u pritën edhe nga një përfaqësi deputetësh nga fraksionet e ndryshme parlamentare politike dhe nga Grupi Parlamentar i Miqësisë Finlandë-Shqipëri.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion