360° Gradë -ZJARR NË KONVIKTIN E SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE “KRISTO ISAK” NË BERAT

0
955
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr i papritur ka rënë mbërmjen e sotme në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në qytetin e Beratit. Zjarri është konstatuar rreth orës 18:45 minuta nga vetë nxënësit dhe kujdestarët. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit,konviktorët (djem e vajza),kanë qënë të shpërndarë në mensë e oborr dhe nuk kanë qënë në dhomat e tyre. Pasi kanë parë flakët e zjarrit në katin e tretë të godinës,ku ndodheshin dhomat e djemeve,është njoftuar menjëherë zjarrëfikja e cila ka mundur të lokalizojë flakët dhe të shuajë zjarrin brenda rreth 30-minutave,duke mos lejuar që flakët të përpinin edhe katin e dytë ku ndodheshin dhomat e vajzave.Burimet e para në vendngjarje bëjnë me dije se,zjarri ka filluar në një nga dhomat e katit të tretë dhe më pas i gjithë kati është përfshirë nga tymi. Dhoma ku ka filluar zjarri është shkrumbuar totalisht,ndërkohë që dëme material si pasojë e djegies ka pasur edhe në 5-dhoma të tjera të këtij kati. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë,të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një karikues që ka qënë në prizë. Vetë nxënësit tregojnë momentet e para të përhapjes së flakëve e tymit si dhe frikën që i pushtoi.

Kryebashkiaku i Beratit,Petrit Sinaj,ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pasi ka parë nga afër situatën e krijuar në konvikt,ka deklaruar se,zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe shumë shpejt gjithçka do ti kthehet normalitetit në dhomat e djeguara të konviktit.

Në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat,janë të akomoduar rreth 150 nxënës (djem e vajza) që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut të Beratit por edhe nga qytete të tjera.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad