Ambasadori Lu tregon me emër “peshkun” e madh

0
342

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka komentuar kapjen e 613 kilogramëve kokaine të pastër në magazinën e bananeve në Maminas, në pronësi të biznesmenit Arbër Çekaj, si dhe deklaratën e këtij të fundit, që nuk është peshk i madh. Sipas Donald Lu, Arbër Çekaj nga të gjitha këndvështrimet është një “peshk” i madh, e për këtë ai u bën thirrje ndërkombëtarëve për gjetjen e tij. “Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.”, – është shprehur për News24 Donald Lu.