Basha flet nga çadra e PD për shkarkimin e Tahirit: Duam “kokën” e Ramës, jo “koka kecash”

0
669
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi nga ‘çadra e protestës’ në lidhje me shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm. Ai theksoi se opozita nuk kërkon ‘kokë turku’.

“Sonte jemi mbledhur këtu, ndërkohë që qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Në fakt, ka tre javë që nuk bën më asnjë punë, përveç se përgjon protestën e qytetarëve, popullin e vet. Sado që të përgjigjet, sado që të shtijën fall, të lexojnë filxhanat e kafesë pas fasadat e qeverisë, konkluzionin ua kemi thënë. Ne jemi këtu, jemi ngritur bashkë në këtë shesh, deri në largimin e qeverisë të bërë njish me krimin dhe drogës. Ua kemi thënë dhe ua përsërisim se për ne kjo lëvizje i ka tejkaluar kufijtë e çdo partie politike. I ka tejkaluar kufijtë e PD, i ka tejkalur kufijtë e opozitës. Është sot lëvizja më e madhe popullore, qytetarëve dhe kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj, nuk jemi mbledhure këtë as për ‘koka turke’, as për ‘koka delesh’, as për ‘koka kecash’. Jemi mbledhur këtu për standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe kryeministër garant me krimin, nuk mund të ketë”, tha ai.

Lajmi për shkarkimin e Tahirit, sipas Bashes, është një truk për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

“Lajmi se ka shkarkuar Tahirin është një truk për t’i hedhur sy shqiptarëve, opinionin ndërkombëtar. Për bindjen që kanë të gjithë se vetë qenia në pushtet e Ramës përbën kërcënim të zgjedhjeve të lira e të ndershme për shkak të lidhjes me kriminelët që e sollën në pushtet. Sot e deri në fitore nuk do lodhemi së përsërituri se kjo protestë bëhet për pushtetin e PD dhe Bashës, por për zgjedhjet e lira të shqiptarëve. Për më shumë se 6 muaj ja kërkojnë partnerët tanë të huaj strategjikë, kjo është vetëm fitore e juaj, dhe e bashkimit qytetar, dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore. Sot nuk është koha as për eufori e as për festë, por për një bashkim edhe më të madh se beteja do të fitohet vetëm përmes kurajës, qëndresës e sakrificës.”, pohoi lideri i PD-së.

Zjarr Tv Ad