Dalin pamjet, ja kush janë të arrestuarit në Nikël

0
23

Një ditë më parë forcat të Ndërhyrjes së Shpejtë,  dhe Forcat Speciale të RENEA-s në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, kanë zhvilluar në aksion policor në fshatin Nikël të Krujës.

Nën drejtimin e hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Krujë , lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme, bënë ekzekutimin e vendimeve për kontrollin e banesave të shtetasve:

Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar disa persona, ku 5 prej tyre janë arrestuar. Policia bën me dije së në pranga kanë rënë;

Lutfi Haka, lindur dhe banues në fshatin Zezë të Rrethit Krujë, i dënuar më parë.

Marklen Haka, lindur dhe banues në Zezë të rrethit Krujë , i denuar më parë.

Ylli Çangu ,lindur dhe banues në fshatin Nikël të rrethit Krujë, i padenuar më parë.

Skender Leza, lindur dhe banues në fshatin larushk të rrethit Krujë, i dënuar me pare.

Valter Bami, lindur dhe banues në fshatin Larushk të Rrethit Krujë.

Hetimet për arrestimin e tyre kanë nisur disa muaj më parë, ku janë përfshirë dhe përgjimet për disa persona të caktuar të cilët dyshoheshin se ushtronin veprimtari kriminale.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale,

• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë ;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.