Fier: Festa e luleshtrydhes, pa luleshtrydhe!

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Panairi i luleshtrydhes ne Frakull njesoj si dasma me dhenderr pa nuse!
U organizua panairi i luleshtrydhes ne edicionin e dyte ne Frakull, njesi administrative e bashkise se Fierit. Rreth ores 11 do hapej sipari i ketij promovimi te kultivimit te frutit luleshtrydhes. Prej ditesh bashkia kishte reklamuar e publikuar aktivitetin ne fjale. E gjithe kjo ne funksion te pjesmarrjes se gjere te publikut dhe grupeve te interesit. Kishin ardhur deputet e pushtetare lokale te cilet i shef gjithe kohen shume afer njeri-tjetrit ne evenimente, a thua nuk jane takuar ndonjeher! Ministri Klosi gjithashtu ishte prezent. Ne fushen e futbollit ishte konceptuar grumbullimi i te ardhurve te zones si dhe te ftuar. Per atmosfere ishin nxenes e grupe femijesh kopeshtesh. Femijet pjesemares ishin bukuria e vetme e ketij panairi. Per ate qe realisht ishin mbledhur, ajo mungonte! Luleshtrydhet aty mungonin!Kishte shume pak, per te mos thene aspak. Arsyeja sipas vezhgimit tone ishte se kultivaret e frutit nuk kishin ardhur ne shenje revolte, pasi bashkia e cila beri kete fasad nuk i ka shperblyer ende dhe sigurishte qe as nuk e ka ndermend. Mbi 80% e atyre te cilet meren me rritjen e luleshtrydhes nuk kane mare demshprrblimet e permbytjeve te vitit te kaluar. Ata qe erdhen ia thane ministrit Klosi shqetesimin e tyre. Ai beri sikur i degjoji. Keshtu mbaroi ky panair luleshtrydheje pa luleshtrydhe !…

Redaktuar nga: Greta Hoxha

Zjarr Tv Ad