Fruthi:Bëni vaksina të gjithë personat që kanë lindur në vitet 80-90

0
381
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet kanë pranuar tashmë se fruthi është kthyer në epidemi duke ndërmarrë një plan masash për të parandaluar zgjerimin e vatrës. Dyshohet se vaksinat e bëra tek personat e lindur gjatë viteve ’80-’90 nuk janë efektive dhe për rrjedhojë kërkohet rivaksinimi i tyre nga Instituti i Shëndetit Publik. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjen rastin të përsërisë apelin për të gjithë prindërit, që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit”., – bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani kanë ndërruar jetë disa fëmijë nga fruthi në Shqipëri, ndërsa numri i atyre që janë sëmurë është i lartë.

Zjarr Tv Ad