Itali, kapet banda e droges me 33 anetarë, gjashte shqiptare ne pranga

0
733
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikantësh e shpërndarësish droge në Milano, si dhe në disa qytete në verilindje të vendit.

Policia ka vënë në pranga 33 persona, ku mësohet se 6 prej të cilëve shqiptarë, ndërsa 27 të tjerët italianë.

Gjatë hetimeve të autoriteteve të vendit fqinj janë sekuestruar 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, armë e rreth 1 milionë euro para të thata, mbi 11 automjete, 10 prona të patundshme, si dhe 32 llogari bankare.

Operacioni, i koduar “Old Stoty Eden” nisi pas përgjimeve ndaj një grupi kriminal që u përpoq të investonte të ardhurat që vinin nga disa grabitje të ndodhura në tregun e drogës.

Duke ndekur paratë dhe drogën, policia arriti të zbulonte dy grupe trafikantësh, italianë e shqiptarë.

Zjarr Tv Ad